Zyrtar për Siguri të Informacionit
23.06.2022 | 03:22

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

 

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

 

      Zyrtar për Siguri të Informacionit

 

·         Departamenti i Sigurisë së Informacionit (1 vend pune)

Detyrat dhe përgjegjësitë :

 

·          Zbaton, planifikon dhe administron aktivitetet në lidhje me sigurinë e sistemit informativ të Bankës;

·          Kryen vlerësime te rrezikut për te identifikuar rreziqet ne vazhdimësi që kanosin sigurinë e informacionit dhe rrjedhjen e të dhënave;

·          Kryen vlerësimin e kontrolleve të rregullta të sigurisë dhe vlerëson rezultatet e  vlerësimit të rrezikut;

·          Menaxhon sistemet mbrojtëse (detektive dhe preventive) duke konfiguruar rregullat dhe njoftime elektronike;

·          Ndihmon në zhvillimin dhe implementimin e strategjisë të sigurisë së informacionit në bashkëpunim me mbikëqyrësin direkt;

·          Ndihmon në implementimin dhe mirëmbajtën e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë të Informacionit (ang. ISMS) të bankës;

·          Ndihmon në adaptimin dhe zbatimin e praktikave ndërkombëtare si ISO 27001;

·          Zhvillon dhe ekzekuton planet për adresuar/minimizuar rreziqet e vazhdueshëm që kanosin sigurinë e informacionit;

·          Ndihmon në krijimin e materialeve sensibilizuese dhe programeve trajnuese për sigurinë e informacionit për të rritur ndërgjegjësimin tek punonjësit e bankës;

·          Harton, implementon, dhe rishikon politikat, procedurt, dhe manualet e sigurisë së informacionit;

·          Kryen vlerësime te sigurisë te informacionit të palëve të treta dhe siguron se furnitorët zbatojnë kontrollet e sigurisë ne përputhje me politikat dhe procedurat e bankës;

·          Vepron ndaj incidenteve të sigurisë të informacionit duke identifikuar dhe ekzekutuar veprimet e duhura ndaj çështjeve që paraqesin rrezik për sigurinë e informacionit;

·          Punon ngushtë me anëtarët e tjerë të Departamentit Sigurisë të Informacionit dhe Departamentit të Teknologjisë të Informacionit për të arritur objektivat e institucionit karshi sigurisë të informacionit dhe mbrojtjes te të dhënave;

·          Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike;

·          Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet ;

 

  • Fakulteti Shkencat kompjuterike apo të ngjashme;
  • Së paku një (1) vit përvojë pune në lëmin sigurisë se informacionit (në mungesë të përvojës të punës, certifikimet adekuate në fushën e sigurisë të informacionit do të merren parasysh si zëvendësim të kërkesës për përvojë pune);
  • Kuptimi i teknologjive aktuale dhe trendeve në fushën e sigurisë kibernetike;
  • Njohja e Gjuhës Angleze .

 

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

Afati i aplikimit është deri më datë  30 Qershor 2022 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.