Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin
ofertat për:
PLOTËSIMIN E NEVOJAVE VJETORE
TË BANKËS PËR FURNIZIM DHE SERVISIM TË PAJISJEVE BANKARE
1 - PAJISJE PËR NUMRIM, VERIFIKIM DHE IDENTIFIKIM TË
KARTËMONEDHAVE
2 - PAJISJE PËR NUMRIM, VERIFIKIM, IDENTIFIKIM DHE PROCESIM TË
KARTËMONEDHAVE
3 - MAKINË PËR DETEKTIM TË KARTËMONEDHAVE ULTRA VIOLET
Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin
përmes email adresës [email protected], [email protected]
Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
- Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e
regjistrimit të biznesit, informatat mbi biznesin dhe certifikatën e numrit
fiskal.
- Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të
TVSH të dorëzojnë certifikatën e TVSH)
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
- Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të
nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim, oferta financiare duhet
të paraqitet për opsionin e blerjes dhe në opsionin e ofrimit të makinave me
qira nga kompanitë ofertuese.
- Kompanitë ofertuese duhet të jenë të autorizuara për shitje dhe
servisim të pajisjeve për të cilat kane ofertuar.
- Të dorëzojnë specifikacionet teknike të pajisjeve.
- Të cekin afatin e liferimit.
- Të ketë së paku 3 vjet garancion për zëvendësimin e pjesëve harxhuese
të përfshira në garancion, gjithashtu të specifikohen pjesët harxhuese të
makinës.
-Të specifikohen kushtet e qiradhënies në rast se ofertuesi I ofron
makinat me qira.
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 2 muaj nga data e dorëzimit
të ofertës
- Ofertuesi duhet të ketë referenca/ kontrata për punë të ngjashme
- Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkoje informata shtesë nga
kompanitë ofertuese
Afati i fundit për dorëzimin e
ofertave është deri më 15.11.2024 në ora 12:00.
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në
çdo kohë.