KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
Analist Kredie për NVM, Mikro dhe Agro Kredi
Nëndega Malishevë (1 vend pune)
Detyrat dhe përgjegjësitë :
• Të prezantoj produktet dhe shërbimet e Bankës në mënyrë aktive;
• Të identifikoj klientë potencial dhe të mirëmbajë marrëdhëniet me klientë eksiztues;
• Përgjegjës për analizimin e rasteve kreditore dhe përgatitjen e pasqyrave financiare për klientët;
• Indentifikimin e NVM (Ndërmarrje të vogla dhe të mesme) Mikro dhe Agro Bizneseve në regjionin ku operon përmes promocioneve dhe vizitave të klientët potencial dhe ekzistues të biznesit;
• Të inicoj dhe kompletoj aplikacionet për shërbime kreditore dhe prezenton ato tek komitetet përkatëse;
• Mirëmban kualitetin e portfolios kreditore në mënyrë efektive dhe ndërmerr hapat e nevojshëm për parandalimin e vonesave;
• Bën analiza/hulumtime për sektorin e NVM (Ndërmarrje të vogla dhe të mesme) Mikro dhe Agro Bizneseve dhe i prezanton ato para menaxhementit të degës;
• Bashkëpunon ngusht me Departamentin për Biznes dhe Agro për zhvillimin e portfolios kreditore drejt arritjes së objektivave të përcaktuara;
• Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave dhe procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare;
• Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura, performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
Kualifikimet ;
• Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Bujqësisë ose Administrim të Biznesit;
• Njohuri të mira të produkteve bankare;
• Së paku dy vite përvojë pune bankare në sektorin relevant;
• Të jetë i gatshëm për punë në teren;
• Nivel i pranueshëm i gjuhës angleze;
• Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave;
• Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
Afati i aplikimit është deri më datë 16 Maj 2022 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.