Arkëtar/e (orar i plotë i punës) Arkëtar/e (gjysmë orari i punës)
10.05.2022 | 11:38
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendeve të punës:


            Arkëtar/e (orar i plotë i punës)
            Arkëtar/e (gjysmë orari i punës)


Nëndega Malishevë  (2 vende pune)
Detyrat dhe përgjegjësitë :

•    Vepron në përputhje me politikat, procedurat dhe të gjitha rregulloret në fuqi;
•    Përgjegjës për njohjen dhe zbatimin e çmimores zyrtare të Bankës;
•    Kryen në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të sigurtë të gjitha shërbimet monetare dhe jo monetare, duke siguruar një shërbim sa më cilësorë ndaj klientëve;
•    Është përgjegjës për zbatimin e procedurave për limitet e cash-t si dhe bën barazimin ditor të Arkës;
•    Të kryejë të gjitha funksionet  e pagesave cash dhe jo cash, të depozitave dhe të shërbimeve elektronike;
•    Të shërbejë si pikë e drejtëpërdrejtë kontakti me klientë, të promovojë dhe të shes të gjitha produktet dhe shërbimet e Bankës;
•    Të krijojë dhe të mirëmbajë mardhëniet afatgjata me klientët;
•    Përmbushë të gjitha objektivat individuale dhe grupore të paracaktuara nga Departamentet përkatëse;
•    Është përgjegjës të sigurojë se të gjithë klientët të marrin shërbim të lartë dhe cilësorë në përputhje të plotë me “Kodin e Mirësjelljes” dhe të jetë çdo herë i gatshëm ti ndihmojë klientët  rreth pyetjeve dhe ankesave eventuale që mund të kenë;
•    Plotëson aplikacionet për produktet kreditore kur paraqitet nevoja;
•    Raportim me kohë i incidenteve eventuale të riskut operacional konform procedurave në fuqil;
•    Raporton Departamentin përkatës në rast të dyshimeve/zbulimeve lidhur me ndonjë parregullsi qe mund te ndodhin ne lidhje me proceset e punes apo mos zbatimin e politikave dhe procedurave;
•    Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike;
•    Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

Kualifikimet ;

•    Fakultetin Ekonomik ose Administrim të Biznesit;
•    Njohuri të mira të produkteve bankare;
•    Së paku një vit përvojë pune bankare në sektorin relevant;
•    Nivel i pranueshëm i gjuhës angleze;
•    Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave;
•    Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese;

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
Afati i aplikimit është deri më datë 16 Maj 2022 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.