Këshilltar-e Personal/e për Klientë
10.05.2022 | 11:27
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:


Këshilltar/e Personal/e për Klientë


Nëndega Malishevë  (1 vend pune)

Detyrat dhe përgjegjësitë :


•    Përgjegjës për arritjen e objektivave të përcaktuara nga banka në baza mujore dhe vjetore ne te gjitha sherbimet dhe produketet kreditore dhe jokreditore.
•    Vepron në përputhje me politikat, procedurat dhe të gjitha rregulloret në fuqi;
•    Tregon gatishmëri, efikasitet dhe mirësjellje duke ofruar çasje profesionale në raport me klientët;
•    Administron llogaritë sikurse janë Llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimit, llogaritë e depozitave me afat si dhe shërbime të tjera të cilat ofrohen nga Banka;
•    Këshillon dhe udhezon klientët në lidhje me produktet dhe shërbimet e bankës
•    Ne menyre te vazhdueshme mirembane marredhenjen me klientet ekzistues si dhe Identifikon klientët potencial si dhe ka qasje aktive në tërheqjen e klientëve të rinj;
•    Ofron shërbime fleksibile në mënyrë që ti përshtatet kërkesave të klientëve që i janë caktuar në portfolion e tij/saj, si dhe zgjeron bashkepunimin me kliente
•    Informon klientët në lidhje me shërbimet e reja të cilat ofrohen në kushte të favorshme për klientë (kampanja të ndryshme);
•    Monitoron në mënyrë të vazhdueshme produktet kreditore si: mbitërheqjet, kredit kartelat dhe kreditë që janë caktuar në portfolion e tij/saj;
•    Azhuron në mënyrë të vazhdueshme të dhënat për klientët përkatës;
•    Arkivon të gjithë dokumentacionin përkatës në mënyrë korrekte;
•    Të ketë njohuri të plotë për kushtet dhe çmimet e produkteve/shërbimeve të cilat qarkullojnë në bankat tjera;
•    Promovon dhe realizon kredit individuale, kredit kartela, mbiterheqje, pako, depozitat, e-banking, sms banking, etj;
•    Mirëmbanë potfolion kreditore dhe menaxhimin e vonesave;
•    Bën vizita të rregullta tek klientët për promovim të produkteve dhe te institucionit;
•    Raportim me kohë i incidenteve eventuale të riskut operacional konform procedurave në fuqi;
•    Raporton ne Departamentin përkatës në rast të dyshimeve/zbulimeve lidhur me ndonjë parregullsi që mund të ndodhe në lidhje me proceset e punes apo mos zbatimin e politikave dhe procedurave;
•    Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike;
•    Përveq detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra të tjera të kërkuara nga Menaxheri Degës;


Kualifikimet ;

•    Fakultetin Ekonomik ose Administrim të Biznesit;
•    Njohuri të mira të produkteve bankare;
•    Së paku dy vite përvojë pune bankare në sektorin relevant;
•    Të jetë i/e gatshëm për punë në teren;
•    Nivel i pranueshëm i gjuhës angleze;
•    Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave;
•    Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese;
 
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
Afati i aplikimit është deri më datë  16 Maj 2022 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.