KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
Asistente Ekzekutive
Zyra Ekzekutive (1 vend pune)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Përgjegjëse për të gjitha punët administrative të Zyrës Ekzekutive;
• Mirëmban kalendarin ditor të Ekzekutivit duke përfshirë takimet brenda dhe jashtë bankës;
• Përgjegjëse për mbajtjen dhe ruajtjen e të gjitha dokumenteve të rëndësishme të Zyrës së Ekzekutivit dhe të Departamenteve tjera të Bankës;
• Pranon të gjitha shkresat, i administron dhe i regjistron në librin e protokollit;
• Prodhon informacione përmes transkriptimit, formatimit, kopjimit dhe transmetimit të tekstit, të dhënave dhe grafikëve;
• Regjistron, transkripton dhe shpërndan procesverbalet e takimeve;
• Organizon dhe bashkërendon takimet dhe ngjarjet;
• Mirëmbajtja e planit ditor/ javor/ mujor të Ekzekutivit duke planifikuar dhe caktuar takime, konferenca, telekonferenca dhe udhëtime;
• Mirëmban besimin e klientit dhe mbron operacionet duke mbajtur informacionin konfidencial;
• Përgatitë raporte duke mbledhur dhe analizuar informacionin;
• Ofron referencë historike duke zhvilluar dhe shfrytëzuar sistemet e arkivimit dhe arkëtimit; regjistrimi i minutave të takimit;
Kualifikimet:
• Fakulteti Ekonomik ose i ngjashëm;
• Mbi 3 vite përvojë pune në bankë ose në punë administrative;
• Në gjendje të punojë nën presion;
• Njohja e Gjuhës Angleze e obligueshme;
• Njohja e punës me kompjuter – MS Office;
• Aftësi të mira organizative.
Afati i aplikimit është deri më datë 13 Prill 2018 ora 15:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.