Konkurs IT Auditor
17.10.2023 | 10:01

 


                                                  KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

                     Banka Ekonomike për Departamentin e Auditimit të Brendshëm shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

                                                                      IT Auditor

Detyrat dhe përgjegjësitë:
 
•    Zhvillon dhe ekzekuton planin vjetor të auditimit në fushën e teknologjisë të informacionit (TI) duke përcaktuar objektivat e auditimit, kriteret e auditimit dhe duke identifikuar; rreziqet dhe kontrollet sipas praktikave të metodologjisë    COBIT;
•    Dizajnon procedurat e testimit për të mundësuar analizimin dhe vlerësimin e përputhshmërisë së kontrolleve të TI për përmbushjen e objektivave të auditimit;
•    Ekzaminon kontrollet e brendshme të bankës në fushën e TI-së, sigurisë të informacionit, dhe të proceseve/funksioneve të ndërlidhura, me qëllim të vlerësimit të adekuatshmërisë së kontrolleve të TI-së;
•    Kryen auditime të kontrolleve të përgjithshme të TI-së (ITGC), të kontrolleve të aplikacioneve, të qeverisjes në TI, të vazhdimësisë së biznesit dhe rikthimit nga fatkeqësia, si dhe auditime të tjera speciale dhe të pa planifikuara;
•    Rishikon sistemet kompjuterike dhe proceset e ndërlidhura të bankës për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore, rregullative, si pajtueshmëri me zbatimin e politikave dhe procedurave të brendshme të Bankës;
•    Përgatit raporte të rregullta të auditimit duke dokumentuar procedurat e auditimit, raporton mbi gjetjet, konkluzionet, dhe rekomandimet;
•    Përcjell dhe monitoron zbatimin e implementimit të rekomandimeve të dhëna në auditimet e mëhershme të TI-së;
•    Të përfundojë auditimin dhe raportimin duke u mbështetur në regjistrat e raportit standard të auditimit të ndërtuar në aplikacion në përputhje me rregullat dhe rregulloret duke u bazuar në Planin vjetor të Auditimit;
•    Asistonë në kompletimin e raporteve speciale, aty ku kërkohet dhe asistimi në auditimin e fushave tjera të bankës, sipas kërkesës së mbikëqyrësit direkt dhe hierarkisë raportuese të Departamentit;
•    Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme;
•    Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura kryen edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.


 Kualifikimet: 
  
•    Diplomë universitare në lëmin e teknologjisë informative ose të ngjashme;
•    Mbi 2 vite përvojë pune, preferohet përvojë në Auditim;
•    Certifikim profesional ose vijim i programeve/kurseve në fushat e auditimit të TI-së (CISA CISM, CISSP, ITIL) ose të auditimit të brendshëm do të konsiderohet përparësi.
•    Njohuri të gjuhës angleze;
•    Njohuri në teknologji informative (qeverisja në IT, menaxhimi i IT-së, monitorimi i IT-së, Sistemi i menaxhimit të sistemeve informative dhe komunikimit- COBIT).

 
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

Afati i aplikimit është deri më datë  25 Tetor  2023 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.