Menaxher/e i/e Nëndegës
10.05.2022 | 11:42

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:


             Menaxher/e i/e Nëndegës
          

Nëndega Malishevë  (1 vend pune)
Detyrat dhe përgjegjësitë :

•    Përgjegjës/e për shitje, dhe arritjen e të gjitha objektivave të përcaktuara në baza mujore dhe vjetore ( kreditë, POS, kartelat, E- Banking etj);
•    Përgjegjës për çështje operacionale dhe të shtijës;
•    Përgjegjës/e  për rritje dhe profitabilitet të Nën-degës përkatëse;
•    Mirëmban marrëdhënie të mira me klientët e Bankës;
•    Përpunon kredi me limite të caktuara dhe i prezanton këto kredi për aprovim tek Komiteti Kreditor;
•    Përgjegjës/e për kualitet të portfolios;
•    Bashkëpunon nga afër me Degën dhe të gjitha Nëndegët përkatëse;
•    Identifikon nevojat për trajnim të personelit dhe koordinon trajnimet e nevojshme me Degën dhe Departamentin e Burimeve Njerëzore;
•    Njofton me kohë Menaxherin e Degës dhe Departamentin e Burimeve Njerëzore për stafin nën perfomacën e pritur (në aspektin e targeteve, bashkëpunimit, apo cfardo indikacionit tjetër negativ).
•    Përgjegjës për Motivimin e stafit;
•    Përgjegjës/e për vizita të rregullta promovuese tek klientët për promovim të produkteve;
•    Menaxhon personelin e Nëndegës përkatëse, dhe sigurohet që personeli është i kualifikuar, me përvojë, njohuri të nevojshme dhe i/e orientuar drejt shërbimit të klientëve;
•    Zhvillon takime të rregullta me stafin nën menaxhim dhe bënë follow up lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e secilit;
•    Këshillon klientët në lidhje me produktet dhe shërbimet e bankës si; llogarit, kursimet, kreditë, kartelat, transferet dhe produkte të tjera në kuadër të Bankës;
•    Identifikon dhe propozon produkte dhe oferta të ndryshme të cilat Banka mund t’i ofroj;
•    Të ketë njohuri të plotë rreth tregut bankar në përgjithësi;
•    Përgjegjës/e për kontrollë të punëtorëve gjatë kryerjes së transaksioneve ditore dhe validimin e këtyre transaksioneve, transfereve dhe afatizimeve;
•    Përgjegjës për furnizimin e Arkëtarëve të Nëndegës me kesh, ATM sipas Politikave dhe Procedurave të Menaxhimit të kesh-it;
•    Përgatit paratë e gatshme për bartje në trezorin e Degës dhe koordinon  transportin e kesh-it;
•    Përgjegjës  për kontrollë, planifikim dhe mirëmbajtje  të limiteve të keshit në arka, trezorin e Nëndegës, barazimin ditor të arkëtarëve dhe trezorit bazuar në PP;
•    Përgjegjës për evidencën ditore - hyrje/dalje  nga/në Trezor;
•    Mban çelësin e Trezorit sipas procedurave të Bankës duke u bazuar në parimin “4sy”;
•    Organizon komisione të rregullta dhe ato të befasueshme të kesh-it;
•    Përgatit paratë e gatshme për bartje në trezorin e Degës dhe koordinon  transportin e kesh-it;
•    Kontrollon të gjitha dosjet e llogarive që hapen dhe bën prishjen e kontratave të afatizuara;
•    Mbikëqyrë dhe raporton për shpërndarjen e kartelave në Nën-degë;
•    Mban kontrollin mbi operacionet në Nëndegë për të siguruar se nuk ka ndonjë gabim gjatë realizimit të trasaksioneve, zbulimin e informacionit konfidencial të klientëve;



•    Përgjegjës/e për zbatimin e politikave dhe procedurave për çështje operacionale;
•    Përgjegjës/e për zbatimin e politikave dhe procedurave të riskut kreditor për lejimin e kredive;
•    Koordinon dhe mbikëqyrë ardhjen në punë të punëtorëve;
•    Mbikëqyr performancën  e stafit të Nën-degës përkatëse;
•    Raportim me kohë i incidenteve eventuale të riskut operacional konform procedurave në fuqil;
•    Raporton Departamentin përkatës në rast të dyshimeve/zbulimeve lidhur me ndonjë parregullsi qe mund te ndodhin ne lidhje me proceset e punes apo mos zbatimin e politikave dhe procedurave;
•    Përgjegjës/e për zbatimin e politikave dhe procedurave për çështje operacionale;
•    Përgjegjës/e për zbatimin e politikave dhe procedurave të riskut kreditor për lejimin e kredive;
•    Përgjegjës për zbatimin e procedurave për kushte teknike dhe të sigurisë si fizike ashtu edhe Sigurisë së Informacionit;
•    Raporton te Siguria e Informacionit për nivelin e sigurisë dhe hapësirat apo shkeljet e sigurisë në degën dhe nëndegët ku është përgjegjës;
•    Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike.
•    Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
•    Vepron në përputhje me politikat, procedurat dhe të gjitha rregulloret në fuqi;
•    Përgjegjës për njohjen dhe zbatimin e çmimores zyrtare të Bankës;
•    Kryen në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të sigurtë të gjitha shërbimet monetare dhe jo monetare, duke siguruar një shërbim sa më cilësorë ndaj klientëve;
•    Është përgjegjës për zbatimin e procedurave për limitet e cash-t si dhe bën barazimin ditor të Arkës;
•    Të kryejë të gjitha funksionet  e pagesave cash dhe jo cash, të depozitave dhe të shërbimeve elektronike;
•    Të shërbejë si pikë e drejtëpërdrejtë kontakti me klientë, të promovojë dhe të shes të gjitha produktet dhe shërbimet e Bankës;
•    Të krijojë dhe të mirëmbajë mardhëniet afatgjata me klientët;
•    Përmbushë të gjitha objektivat individuale dhe grupore të paracaktuara nga Departamentet përkatëse;
•    Është përgjegjës të sigurojë se të gjithë klientët të marrin shërbim të lartë dhe cilësorë në përputhje të plotë me “Kodin e Mirësjelljes” dhe të jetë çdo herë i gatshëm ti ndihmojë klientët  rreth pyetjeve dhe ankesave eventuale që mund të kenë;
•    Plotëson aplikacionet për produktet kreditore kur paraqitet nevoja;
•    Raportim me kohë i incidenteve eventuale të riskut operacional konform procedurave në fuqil;
•    Raporton Departamentin përkatës në rast të dyshimeve/zbulimeve lidhur me ndonjë parregullsi qe mund te ndodhin ne lidhje me proceset e punes apo mos zbatimin e politikave dhe procedurave;
•    Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike;
•    Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

Kualifikimet ;

•    Fakultetin Ekonomik ose Administrim të Biznesit;
•    Njohuri të mira të produkteve bankare ;
•    Së paku tri vite përvoje pune bankare;
•    Njohje e mirë e gjuhës angleze;
•    Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese;
•    Aftësi të mira menaxheriale dhe udhëheqëse;

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
Afati i aplikimit është deri më datë 16 Maj 2022 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.