Teknik për Mbrojtjen e të Dhënave
23.06.2022 | 03:13

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

 

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

 

Teknik për Mbrojtjen e të Dhënave 

 

·         Departamenti i Sigurisë së Informacionit (1 vend pune)

Detyrat dhe përgjegjësitë :

 

·          Identifikon dhe vlerëson aktivitetet e përpunimit të të dhënave të kompanisë në sistemet e bankës;

·          Menaxhon me sistemet e bankës për mbrojtjen e te dhënave dhe informacionit;

·          Shërben si person kryesor për menaxhimin e qasjeve (qasje te reja, ndryshim i qasjeve, dhe ndalim i qasjeve);

·          Në baza të rregullta periodike rishikon qasjet sipas matricave të aprovuara;

·          Monitoron konfigurimet e sistemeve ku ruhen te dhënat dhe informacionet;

·          Kryen vlerësime te rrezikut për te identifikuar rreziqet që kanosin mbrojtjen e të dhënave;

·          Implementon sisteme/aplikacione mbrojtëse për te minimizuar rrjedhjen e informacionit;

·          Monitoron politikat dhe procedurat e Departamentit në kuadër të administrimit të të dhënave brenda kompanisë;

·          Ofron këshilla dhe udhëzime se si të bëhen vlerësimet e ndikimit në mbrojtjen e të dhënave në sistemet e bankës;

·          Ndihmon në implementimin dhe mirëmbajtjen e kornizës të menaxhimit të sigurisë së informacionit (Ang. Information Security Management System);

·          Kryen kontrolle me vetiniciativë, ka të drejtë të konsultojë, të heq, të transkriptojë ose të kopjojë të dhëna personale të cilat i ndesh gjatë kontrolleve në harmoni me dispozitat ligjore;

·          Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike;

·          Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet ;

 

  • Fakulteti Shkencat kompjuterike apo të ngjashme;
  • Preferohet përvoja e punës apo certifikimet në fushën e sigurisë të informacionit;
  • Kuptimi i teknologjive aktuale dhe trendeve në mbrojtjen e të dhënave;
  • Njohja e Gjuhës Angleze.

 

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

Afati i aplikimit është deri më datë  30 Qershor 2022 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.