Zyrtar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
18.11.2022 | 03:19
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Zyrtar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 
•    Departamenti i Pajtueshmërisë së Përgjithshme (1 vende pune)
Detyrat dhe përgjegjësitë :

•    Këshillon dhe mbështetë departamentet dhe degët rreth çështjeve të mbrojtjes së të dhënave personale në përputhej me Ligjin në fuqi;
•    Zbatimin e ligjit dhe dokumenteve të brendshme për mbrojtjen e të dhënave personale në bankë jo edhe për aspektin teknik;
•    Kujdeset që banka është të jetë në pajtueshmëri me legjislacionin dhe aktet e tjera ligjore që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale;
•    Koordinon dhe monitoron brenda bankës zbatimimin e legjislacionit dhe akteve të tjera ligjore që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë parimet që rregullojnë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, dhe njoftimin dhe komunikimin e shkeljeve të të dhënave;
•    Informon dhe këshillon Bankën, për detyrimet sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rregullatives për GDPR;
•    Ndjek ndryshimet në ligje dhe rregullore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe nxjerr rekomandime për të siguruar pajtueshmërinë me to;
•    Përgadit politika, procedura dhe dokumentet e tjera të brendshme për mbrojtjen e të dhënave personale;
•    Nxitë një kulturë të përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale duke zhvilluar trajnime për ndërgjegjësimin për ngritjen e vetëdijes në Bankë;
•    Së bashku me Menaxherin e Departamentit të Pajtueshmërisë së Përgjithshme veprojnë si pikë kontakti për autoritetet përkatëse brenda Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
•    Kryen kontrolle me vetiniciativë, ka të drejtë të konsultojë, të heq, të transkriptojë ose të kopjojë të dhëna personale të cilat i ndesh gjatë kontrolleve në harmoni me dispozitat ligjore; (nuk kryen kontrolle për çështje teknike të aspektit të Teknologjisë Informative dhe Sigurisë së Informacionit);
•    Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
Kualifikimet ;

•    Fakultetin Juridik, apo ngjashëm;
•    Përparësi do të kenë kandidatët me diplomë të fakultetit Juridik;
•    Të ketë shkathtësi analitike dhe vlerësuese;
•    Të ketë përvojë pune në institucione financiare minimum 2 vite;
•    Përvoja në fushën Mbrojtjes së të dhënave personale do të ketë përparësi, ndërsa do të diskutohen edhe përvojat në fushën e Pajtueshmërisë, Auditimit;
•    Të ketë njohuri të gjëra të ligjeve dhe rregulloreve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
•    Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze dhe Shqipe;
•    Aftësi për punë ekipore;
•    Të ketë komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë kolegial.

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
Afati i aplikimit është deri më datë  24 Nëntor 2022 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.