Kushtet për ofertim
- Operatorët ekonomik duhet te jenë të regjistruar si subjekte juridike dhe të licencuara nga institucionet përkatëse për ofrimin e shërbimeve të kërkuara.
- Duhet të dorëzohet certifikata e regjistrimit të biznesit dhe informatat mbi biznesin.
- Duhet të dorëzohen licencat nga institucionet përkatëse
- Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH të dorëzojnë certifikatën e TVSH)
- Të kenë së paku 5 vjet përvojë në fushën e sigurimeve të cilën duhet t’a dëshmojnë përmes kontratave apo letër referencave.
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
· Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim.
Te interesuarit mund te kërkojnë dokumentet për ofertim ne e-mail adresën [email protected]
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 2 muaj nga data e dorëzimit të ofertës
Oferta e mbyllur në zarf me mbishkrimin “Ofertë për sigurimin BBB, ECCP dhe D&O”S duhet të dorëzohen në recepcion në lokalet e Bankës Ekonomike, Sh.A. Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë p.n.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 05 Qershor 2025 ora 15:00
Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkoje informata shtesë nga kompanitë ofertuese
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.
Banka Ekonomike, sh.a.Prishtinë është e interesuar të bëjë sigurimin vjetor të parave të gatshme në trezore, kasaforta dhe në transport (BBB), sigurimin ndaj krimeve elektronike dhe kompjuterike (ECCP) dhe sigurimin e drejtorëve dhe zyrtarëve (D&O).
1. Sigurimi i parave të gatshme (BBB)
Vlera për t’u siguruar: 4 mio
2. Sigurimi ndaj krimeve elektronike dhe kompjuterike (ECCP)
Vlera për t’u siguruar: 4 mio
3. Sigurimi i drejtorëve dhe zyrtarëve (D&O)
Vlera për t’u siguruar: 1.5 mio